7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Musliu-Shoshi e pyet Gërvalla-Schwarzin për konsujt jashtë vendit: A keni bërë shkelje me vendimet për shkarkimin e tyre

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, raportoi sot në Komisionin për Punë të Jashtme, lidhur me organizimin e brendshëm të kësaj Ministrie dhe planin legjislativ.

Nga opozita, deputetja Ariana Musliu-Shoshi ngriti një varg çështjesh, si dhe ngriti shkelje të evidentuara në këtë ministri.

Shoshi theksoi se janë ngritur mbi 40 raste në KPMSHCK dhe në gjykata në nivele të ndryshme për thyerjet ligjore që, sipas saj, “Ministria i ka bërë me vendimet autoritare dhe pa baza ligjore, e të cilat po e dëmtojnë shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës”.

Gërvalla-Schwarz u akuzua edhe për ndërhyrje të dhunshme në zyrat e zyrtarëve të ministrisë, raste këto të cilat opozita thotë se po hetohen nga Policia.

Shoshi shtroi edhe pyetje të cilat ndërlidhen me rotacionin me favorizime politike, stagnimin në gradim të stafit diplomatik, të cilin Gërvalla e kundërshtoi por që Shoshi  i tha se “po ndjehet krenare me punën dhe profesionalizimin e tyre, sepse edhe këta zyrtarë nuk kanë ardhur nga zyrat e PDK-së apo partive të tjera, por kanë kaluar në procedura e komisione profesionale, deri të pranini në punë”.

“Vendimet që ju i kishit cituar të jenë të jashtëligjshme, sot po i aplikon vet. Nga qeveritë e kaluara janë emëruar konsuj të përgjithshëm me çelës politik, dhe nga kjo qeveri janë vlerësuar se përbëjnë shkelje ligjore, dhe ju në këtë komision jeni zotuar që do të ktheni ligjshmërinë e do t’i shkarkoni të gjithë, dhe se konsujt e përgjthshëm do të emëroheshin nga stafi diplomatik” i tha Shoshi ministres së MPJD-së.

Deputetja e PDK-së deklaroi se të gjithë janë dëshmitarë që MPJD ka emëruar konsuj të përgjithshëm me çelës politik në New York, duke e pyetur se a kanë bërë shkelje ligjore më këto vendime.

Ndërkohë, edhe deputetja Time Kadrijaj ka thënë se duhet të analizohen dhe procedohen draftet më shpejt.

“Për rotacion të diplomatëve, është e rregulluar edhe me ligj edhe me rregullore, se një mandat shërbejnë jashtë, dhe në mandatin e dytë duhet të kthehen në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Një mandat e kanë me shërbim jashtë, e tjetrin kthehen brenda në MPJ, po si e ke rregulluar ti… mbetet me u vlerësu” tha Kadrijaj.

Ajo thotë se nuk është e drejtë e as etike që konsullorët të shkarkohen me imella, me vendime “ad-hoc”, pasi shumica prej tyre kanë edhe familjet atje.

Kadrijaj e sheh më të arsyeshme që çdo gjashtë muaj të vlerësohen performancat e konsujve dhe të lajmërohen në formë të duhur lidhur me punën e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img