10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Vlora Çitaku: Po kërkoni motiv për vrasjen?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes tronditëse mëngjesin e sotëm në Prishtinë ku një burrë po dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë.

Ajo tha se s’ka motiv që e arsyeton këtë çmenduri, duke thënë se kjo ngjarje është një “dhimbje pa fund”.

“Në Prishtinë, një grua në moshën 63 vjeçare vritet me sëpatë nga bashkëshorti i saj. Nuk dihen motivet e vrasjes, po thonë. Sinqerisht, motiv po kërkoni a?!! Nuk ka motiv që e shpjegon apo arsyeton këtë çmenduri. Dhimbje pafund”, ka shkruar ajo.

Një 70-vjeçar po dyshohet se e ka vrarë me sëpatë gruan e tij të moshës 63-vjeçare. I dyshuari është vetëdorëzuar në Polici, derisa Prokuroria ka paralajmëruar se do të bëjë kërkesë për paraburgim./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img