Kur mendojmë për jetën personale të Princeshës Diana pas divorcit nga Princi Charles, personi i parë që na vjen ndërmend është Dodi Fayed. Fati u rezervoi një lojë tragjike pasi humbën jetën në gusht të vitit 1997 në aksidentin tragjik automobilistik që kishte tronditur opinionin botëror.
Të paktë janë ata që e dinë se romanca e tyre kishte nisur vetëm pak javë përpara se filli i jetës së tyre të pritej para kohe. Përpara se të fillonte lidhja e Dianës me producentin e filmit dhe djalin e manjatit egjiptian, Mohammed Al Fayed, ajo kishte jetuar një lidhje dashurie pasionante me një burrë simpatik, “shpirtin e saj binjak” siç e quante ajo. Miqtë e ngushtë të Dianës treguan se ky mashkull ishte dashuria e saj e madhe, shkruan abcnews.al.
Ai ishte Hasnat Kaan, një kardiokirurg kryesor nga Pakistani, i cili kishte jetuar dhe punuar për vite në Londër. Ata që e kanë njohur princeshën kanë treguar se ajo e ka quajtur Hasnatin ‘zotëri i mrekullueshëm’ dhe se lidhja e tyre zgjati dy vjet. Ata u divorcuan pak para se ajo të vdiste në moshën 36-vjeçare.
Në sezonin e pestë të serialit hit të Netflix, “The Crown” shfaqet Hasnat Kaan dhe interpretohet nga aktori Humayun Saeed.