10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ministri i Jashtëm i Italisë për marrëveshjen e targave: Hap i rëndësishëm drejt paqes

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka reaguar pas lajmit se është arritur marrëveshje për targat në mes Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një postimi në Twitter, Tajani këtë marrëveshje e ka cilësuar si hap të rëndësishëm drejt paqes.

“Gjatë vizitës time të martën në Beograd dhe Prishtinë së bashku me Gudio Crosetto, dëgjuam qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. U kërkova atyre që të zbusin tensionet. Arritja e marrëveshjes dje në nivel të BE-së, është një hap i rëndësishëm drejt paqes. Urime për Josep Borrell”, ka shkruar ministri italian.

Mbrëmë kryediplomati evropian, Joseph Borrell ka deklaruar se është arritur marrëveshja në mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket normalizimit të situatës pas tensioneve të fundit në veri.

Më tej, Borrell është deklaruar mbrëmë rreth marrëveshjes së arritur në Bruksel mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq.

Sipas Borrell, palët e lartcekura kanë rënë dakord për masat që duhet të ndërmarrin për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, bazuar në prezantimin që ju është bërë palëve në shtator të këtij viti nga BE-ja, propozim ky i mbështetur nga Franca dhe Gjermania.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img