Katër autoambulanca i janë shtuar Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
Këtë e ka bërë të ditur, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.
Ishte Rama i pari i cili i provoi këto autoambulanca.
“4 autoambulanca të reja i shtohen QKMF-së. Prioritet e kemi rritjen e numrit dhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kryeqytetit”, ka shkruar ai në Facebook./Prishtinapress/