5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

​Java e Kulturës Shqipëri-Kosovë kulmon me koncertin e Dua Lipës

Nga data 21 deri në 30 dhjetor organizohet Java e Kulturës Shqipëri-Kosovë, në kuadër edhe të Festave Kombëtare.

Kryeministri Edi Rama informoi sot se “një larmishmëri aktivitetesh artistike, letrare, kinematografike dhe pa dyshim edhe patriotike do të dominojnë gjatë kësaj jave në eventet që do të mbahen Tiranë, e qytete të tjera të vendit”.

“Aktivitetet do të kulmojnë në datën 28, për Festën e Pavarësisë, me koncertin e Dua Lipës, në sheshin “Skënderbej”, ndërkohë që i shumëpritur mbetet edhe koncerti i virtuozit Tedi Papavrami, në datën 25 nëntor në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, apo shfaqja e filmave si “Liqeni Im” i Gjergj Xhuvanit e “Shkëlqimi e rënia e shokut Zylo” i regjisorit Fatmir Koçi, në Tulla Culture Center”, tha Rama.

Organizatorët e Javëve Kulturore kanë përfshirë në këto aktivitete edhe shumë artistë nga Kosova, si sopranon Besa Llugiqi, Baletin Kombëtar të Kosovës, si dhe grupin e mirënjohur Jericho që është planifikuar të performojë tek Pazari i Ri./atsh

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img