Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e vlerësojnë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që e prodhoi marrëveshjen e arritur të mërkurën në mbrëmje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Hovenier e ka shpërndarë deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit, ndërsa ka përmendur se për çfarë do të shërbejë kjo marrëveshje.
“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja rrit sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ambasadori amerika.