Arsene Wenger është dënuar nga Federata e futbollit të Anglisë me katër ndeshje.
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger nuk do të jetë i pranishëm në bankinën e Arseanlit për katër ndeshjet e ardhshme, raporton “BBC”, përcjellë Gazeta Blic
Wenger nuk do t’i lejohet të jetë afër fushës për katër ndeshje dhe është dënuar me 25 mijë funte pasi shtyu gjyqtarin e katërt Athony Taylor, në fitoren e Arseanlit ndaj Burnleyt.
Trajneri 67-vjeçar është dënuar për shkak të fyerjeve dhe shtyrjes që i bëri gjyqtarit Anthony Taylor pasi u ndëshkua me të kuq.
Kështu, Wenger do të jetë i suspenduar për ndeshjet ndaj Southamptonit këtë të shtunë në FA Cup, si dhe ndaj Watfordit, Chelseat dhe Hull Cityt në Premierligë. /Gazeta Blic/