-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadorja e SHBA në OKB: Kush nuk është me ne le t’a dijë – po i shkruajmë emrat

Ambasadorja e re e SHBA në OKB, Nikki Haley, ka premtuar se do të tregojë forcën amerikane në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ajo dërgoi një paralajmërim të hapur për kundërshtarët e politikës që përfaqësohet nga Presidenti Donald Trump.

“Për ata që nuk na e ruajnë shpinën: ne jemi duke i regjistruar emrat”, u tha Haley gazetarëve pas mbërritjes në selinë e OKB, në takimin e parë me Sekretarin e Përgjithshëm të organizatës botërore, Antonio Guterres, raporton AFP.

Ajo theksoi se qëllimi i administratës Trump është “të tregojë vlerat në OKB”.

“Dhe mënyra se si ne do të tregojmë vlerat është me anë të shfaqjes së forcës tonë, zërit tonë dhe duke e ruajtur shpinën e aleatëve tanë dhe sigurinë që edhe aleatët tanë të na ruajnë shpinën tonë”, ka thënë 45-vjeçarja dhe ish guvernatorja e South Carolina, prindërit e së silës kanë emigruar nga India.

AFP kujton se Trump e ka quajtur OKB-në “klub për mbledhje dhe argëtim” dhe se SHBA është financuesi më i madh i organizatës botërore, pasi i jep 7,8 miliardë dollarë në vit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img