Kombëtarja e Francës e ka nisur me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës “Katar 2022”, ky synon ta mbrojë titullin e fituar para 4 vjetësh.
Në ndeshjen e parë në kuadër të Grupit D, “Gjelat” shënuan fitore kundër Australisë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Al Janoub Stadium” përfundoi me rezultatin 4:1.
Olivier Giroud shkëlqeu në këtë përballje, pasi ishte autor i dy golave. Ai shënoi në minutat 32 dhe 71.
Adrien Rabiot në minutën e 27-të dhe Kylian Mbappe në minutën e 63-të, shënuan dy golat tjerë për francezët.
Golin e vetëm dhe të nderit për Australinë e shënoi Craig Goodwin në minutën e 9-të.
Franca me tri pikë është lidere e grupit, teksa Australia është e fundit dhe pa pikë.
Në pozitat dy dhe tre janë Danimarka e Tunisia me nga një pikë.