-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Humolli: BE s’e njeh Kosovën, po i jepet mesazh i gabuar Serbisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka thënë se Kosova nuk mund të armiqësohet lehtë me bashkësinë ndërkombëtare. Ai ka kritikuar BE-në që ende nuk e njeh Kosovën si shtet.

Duke folur në Pressing të T7, Humolli ka thënë se popullata serbe nuk mund të bindet që Kosova nuk është pjesë e Serbisë, kur edhe BE e trajton si të tillë.

“Përderisa BE e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë, si pjesë të rezolutës 1244, si do të bindet popullata serbe që Kosova nuk është pjesë e Serbisë”, ka thënë ai.

Humolli tha se BE po i jep mesazhe të gabuara Serbisë.

“BE nuk e njeh Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, ajo po i jep një mesash të gabuar Serbisë. BE po e fuqizon politikën shoveniste, politikën pasardhëse të Milloshveqit”, ka thënë ai.

Deputeti ka thënë se SHBA dhe shtetet e BE-së e konsiderojnë Kosovën të pavarur dhe sovrane.

“Konsideroj që SHBA e kanë konsideru Kosovën të pavarur dhe sovrane. Shtetet anëtare të BE-së, po ashtu e konsiderojnë të pavarur dhe sovrane”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img