-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Të mos lejojmë cenimin e shetit nga askush

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Vesli ka vizituar sot familjen e dëshmori Edmond Hoxha në Junik. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Veseli ka bërë publike disa fotografi gjatë kësaj vizite, transmeton Gazeta e Re.

“Me familjen e dëshmorit Edmond Hoxha, në shtëpinë e tyre në Junik, së bashku me nënën e tij, kujtuam djalin trim, i cili, 20 vjet më parë, ra për lirinë e Kosovës. Edmondi, një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së, ditën kur u vra ishte 21 vjeç. Ishte humbje e madhe dhe e dhimbshme për të gjithë. E madhe është edhe krenaria për të dhe e përjetshme lavdia për gjithë brezin e lirisë. Nderim edhe për veprimtarin Xhavit Hoxha dhe dëshmorin Bedri Shala”, ka shkruar Veseli.

Tutje, sipas Veselit sot është obligim i të gjithëve që ta ruajmë lirinë, të kemi shtet të fuqishëm dhe që të mos lejojmë cenimin e tij nga askush.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img