1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për takimin në Bruksel: Dita e djeshme s’ishte e përshtatshme për mua

Të papërshtatshme e ka quajtur ditën e djeshme kryeministri Albin Kurti. Derisa foli për rëndësinë e leximit, para rinisë së Prizrenit ai tha se takimi i së hënës në Bruksel i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje me Serbinë nuk është i përshtatshëm për t’u përmendur.

Ai kërkoi nga të rinjtë që të lexojnë sa më shumë libra, pasi sipas tij kjo është e rëndësishme për cilësinë të cilën do ta ketë vendi në të ardhmen.

“Lexoni sa më shumë. Sot ka më pak kohë, jeta është më dinamike, andaj mos lejoni të shpërqendroheni në kurriz të leximit. Leximi i librave dhe literaturës është tejet i rëndësishëm për cilësinë të cilën do ta kemi në të ardhmen. Nëse secili prej neve e mendon ditën e djeshme, nejse për mua nuk është e përshtatshme dita e djeshme, por secili prej juve e mendoni ditën e djeshme se çfarë keni bërë në 24 orë, atëherë ka gjasa që disave nuk i kujtohet se çfarë ka bërë, e ato janë orët të cilat është dashur të jenë orë të leximit”, theksoi Kurti.

Kurti tha se do ta shtojnë numrin e qendrave për rininë në çdo cep të Kosovës.

“Do ta shtojmë numrin e qendrave për rininë anembanë Kosovës, mirëpo jemi të interesuar aty ku rinia tashmë është aktive t’ua krijojmë mundësitë për sa më shumë aktivitet. Mbështetja financiare është çdo herë e nevojshme, mirëpo nuk është pikënisje, unë nuk kam përvojë që paraja sjell vullnetin por vullneti bënë organizimin dhe pastaj edhe mbështetja financiare edhe kur vonohet ajo nuk humbet. Bashkëpunoni me njëri tjetrin sepse qeveria e Kosovës do të ju mbështet”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit përmendi edhe katër parimet të cilat janë duke i reformuar në zhvillim të rinisë.

“Për qeverinë tonë ekzistojnë katër parime mbi të cilat po reformojmë dhe po ndërtojmë politikën tonë karshi rinisë, të cilat janë zhvillimi i rinisë i cili shtrihet përtej linjave ministrore më një perspektive të gjerë mbi faktorët që ndikojnë në jetën e tyre, përfshirja dhe pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse, po ashtu duhet të ekzistojë një autoritet përgjegjës i cili drejton, koordinon dhe monitoron politikat e institucioneve, dhe e fundit, duhet të investohet në rini, pra, duhet të këtë buxhet të konsiderueshëm për masa ndërsektoriale brenda ombrellës së një strategjie, gjithëpërfshirëse, shtetërore”, theksoi Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img