4.8 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

SBASHK-u e quan të njëanshëm dhe paligjshëm shkëputjen e kontratës kolektive nga MASHT-i

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka ndërprerë kontratën kolektive me SBASHK-un, e cila ishte nënshkruar më 22 janar të vitit 2021.

Në letrën e MASHTI-t dërguar SBASHK-ut thuhet se kontrata kolektive është shkëputur njëanshëm “bazuar në kornizën ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës, e për shkak të mungesës së bazës ligjore, shpërputhjes me dispozitat e rendit publik dhe mungesës së legjitimitetit të palës nënshkruese”.

Vjollca Shala nënkryetare e SBASHK-ut ka thënë për Demokracia.com se nëse ky veprim i MASHTI-it është i njëanshëm atëherë është i paligjshëm.

“Nuk kemi qenë të informuar për shkëputjen e kontratës kolektive. Nëse është shkëputur njëanshëm kontrata kolektive vetëm nga ana e MASHTI-t, atëherë ajo është e paligjshme ngase në kontratën kolektive shpjegohet procedura për shkëputje të kontratës. Kjo nuk i kontribuon aspak dialogut social në mes të SBASHK-ut dhe MASHTI-t”, ka theksuar ajo.

Shala njoftoi se për këtë çështje SBASHK-u do të mblidhet nesër dhe do të shohin “ecurinë e mëtutjeshme”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img