10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

DASH: Jemi të zhgënjyer, Kurti dhe Vuçiq duhet të bëjnë lëshime për të mos rrezikuar paqen e fituar me dekada të vështira

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka deklaruar se SHBA-ja është tejet e zhgënjyer me liderët e Kosovës dhe Serbisë, pas mospajtimit për targat në Bruksel.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të DASH-it, Price thekson se Kurti dhe Vuçiq do të duhej të bëjnë lëshime për të siguruar që ne të mos rrezikojmë paqen e fituar me dekada të vështira në një rajon tashmë të brishtë.

“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që të punojë me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell,, dhe përfaqësuesin e posaçëm, Lajçak, për të arritur një kompromis të drejtë. Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq do të duhet të bëjnë koncesione për t’u siguruar që ne të mos i rrezikojmë dekadat e paqes së fituar me vështirësi në një rajon tashmë të brishtë”- thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

“Ne i bashkohemi BE-së në thirrjen ndaj Kosovës që menjëherë t’i pezullojë masat e planifikuara që do t’i eskalonin tensionet, përfshirë shqiptimin e gjobave për vetura. Të dyja palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e hapave provokues, t’i përmbushin obligimet e tyre nën dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme”- përmbyllet deklarata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img