4.8 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

FIFA i kërkon Belgjikës të heqë fjalën “dashuri” nga fanellat e bëra për Kupën e Botës

FIFA ka kërkuar që Kombëtarja e Belgjikës të heqë fjalën “dashuri” nga jaka e fanellës së tyre si mysafirë, ka raportuar “ESPN”.

Vendimi i diskutueshëm vjen dy ditë përpara se ekipi i udhëhequr nga Roberto Martinezi të luajë kundër Kanadasë, që është edhe ndeshja e parë e tyre në Kupën e Botës.

Një burim tha për “ESPN” se FIFA nuk ishte as e hapur për negociata dhe kategorikisht refuzoi të diskutonte çështjen me Federatën belge. Për momentin nuk kanë vendosur nëse do ta pranojnë kërkesën e federatës ndërkombëtare.

Ky lajm vjen pasi Anglia, Uellsi, Belgjika, Danimarka, Gjermania dhe Holanda hoqën dorë për të mbajtur kapitenët shiritin “OneLove” në ndeshjet e tyre hapëse të Kupës së Botës pas konfirmimit se kapitenët do të ndëshkoheshin me karton të verdhë para fillimit të ndeshjes.

Në qershor, Belgjika njoftoi për bashkëpunimin me “Tomorrowland”, festivalin e famshëm të muzikës elektronike që mbahet në Boom, që nga viti 2005 dhe konsiderohet si festivali më i madh në botë.

Belgët donin të paraqiteshin me një “fanellë dashurie”, ndaj shtuan fjalën “dashuri” në jakën e fanellës së tyre që do t’i bartin në ndeshjet si mysafirë.

Fanella ka qenë në shitje prej muajsh dhe është e njohur për tifozët dhe kjo nismë nuk kishte të bënte me shiritin “OneLove” që dëshironin të mbanin disa kombëtare evropiane, përfshirë Belgjikën.

Belgjika kishte planifikuar të vishte fanellat në fjalë gjatë këtij turneu. Nëse ata pajtohen me kërkesat e FIFA-s, do t’u duhen fanella të reja të bëra dhe dërguar në Katar nga “Adidas”, prodhuesi i tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img