0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria miraton raportin financiar të vitit 2016

Kabineti qeveritar i ka miratuar 10 pika të rendit të ditës në mbledhjen e së premtes ndër të cilat edhe emërimin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm në Autoritetin e Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, ku u emërua Xhelil Bekteshi.

Po ashtu, është miratuar edhe raporti financiar për vitin 2016 si dhe disa pika tjera të rendit të ditës.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, tha se emërimi i kësaj pozite është i nevojshëm duke e pas parasysh edhe zhvillimin e integrimeve evropiane dhe shtimin e vëllimit të punës në këtë drejtim.

Qeveria e miratoi edhe raportin buxhetor të vitit 2016, i cili sipas ministrit të Financave, Avdullah Hoti, pa grantet e donatorëve është paraparë në vlerë prej 1 miliardë e 766 milionë euro.

Qeveria e miratoi edhe një shumë buxhetore prej 6 mijë e 800 euro për udhëtimin e një grupi të studentëve me katër pjesëtar të stafit universitar të UP-së për të marrë pjesë në një konferencë shkencore në Universitetin e Harvardit në SHBA.

Po ashtu, në këtë mbledhje të Qeverisë u miratua edhe transferi i shpenzimeve të paparashikuara të buxhetit të shtetit në vlerë deri në 40 mijë euro dhe disa pika tjera të rendit të ditës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img