Për shkak të vërshimeve që rezultuan pas reshjeve të mëdha të shiut dhe dëmet konsekuente në fshatra dhe qytete të Kosovës, ka reaguar edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Hoti tha se ndonëse reshjet janë paralajmëruar me kohë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, veprimet e nevojshme nga institucionet përgjegjëse do të duhej të ishin ndërmarrë paraprakisht./Prishtinapress/