4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Raci: Të bëhemi sa më shpejt anëtarë të NATO-s dhe BE-s, po rrezikohemi nga kërcënimet e Rusisë

Sot ka filluar takimi i përbashkët  ndërmjet Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, shkruan Prishtinapress.

Ky takim është duke u mbajtur me ftesë të kryediplomatit evropian,  Josep Borrell.

Analisti Gazmir Raci, ka bërë me dije se është mirë që palët po rikthehen dhe me këtë rast duhet rikonfirmim prej tyre që janë për zgjidhje të problemeve përmes dialogut, ngase, sic thotë ai, jo përmes përdorimit të forcës dhe dhunës.

Ai ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të luajë rolin vendimtar.

“Jemi duke jetuar në zhvillime jo të mira gjeopolitike andaj duhet maturi dhe pjekuri nga lidershipi i dyja shteteve. Bashkimi Evropian duhet të luaj rolin e tij vendimtar duke ua bëre të qarte të dyja palëve se nëse nuk ka sjellje normale nga Serbia sidomos atëherë edhe rruga e integrimit në BE do të jetë e pamundur”, ka thënë Raci.

Në një prononcim dhënë portalit Prishtinapress, Raci foli edhe për shtyrjen e gjobave për targat  për 24 orë, i cili tha se, Kosova me këtë veprim ka bërë mirë edhe pse ishte në të drejtën e saj.

“Fqinjësia e mire, bashkëpunimi rajonal dhe paqja e qëndrueshme janë parakushte për ecje drejt Evropës. Kosova po bënë mirë që edhe përkundër se ishte në të drejtën e saj përsëri bëri shtyerje e duket që e kanë pranuar edhe një propozim të BE-së  për të dal nga kjo situatë, shtoi ai.

Më tej, Raci tha se vetëm me dialog mund të arrijmë atje ku jemi nisur.

“Të bëhemi anëtare të NATO-s dhe BE-s sa më shpejt që të jetë e mundur,  sepse po rrezikohemi shumë nga kërcënimet e vazhdueshme të Rusisë. Duhet ndalur hovin Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Aleanca jonë strategjike me Amerikën është zgjidhja në këtë drejtim”, përfundoi Raci për Prishtinapress.

Kujtojmë se takimi po zhvillohet me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borrell.

Fillimisht, Borrell ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Ndërsa, Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për shtensjonuar situatën

Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj nga 1 nëntori.

Faza e parë përfshinte qortimin e shoferëve, e dyta shqiptimin e gjobës prej 150 eurosh për ata shoferë, dhe e treta targat provuese.

Zbatimi i këtij plani është paraparë të përfundojë më 21 prill dhe nga ajo datë, parashihet që në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa të ligjshme, RKS./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img