10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kaos në zonën e tifozëve në Katar, ndërhyn policia

Skena kaotike shpërthyen brenda dhe jashtë zonës së tifozëve në Al Bidda Park në Doha të dielën, një orë para fillimit të ndeshjes hapëse të Kupës së Botës midis nikoqirëve, Katarit, dhe Ekuadorit, pasi organizatorët lejuan shumë tifozë të vërshojnë zonën.

Vendi ka një kapacitet prej 40 mijë, por të paktën dyfishi i numrit të njerëzve u përpoqën të hynin brenda.

Personat përgjegjës për siguri mbyllën hyrjen për te zona e tifozëve “FIFA Fan Festival”, pasi ata u detyruan që fizikisht të largonin tifozët që po kërkonin të hynin brenda.

Një tifoz i Anglisë tha për “ESPN” se ana e tij e majtë e trupit të tij ishte e mavijosur si rezultat i shtytjes për të hyrë brenda. 

“Ishte e rrezikshme”, tha për “Reuters” një tifoz që mbante një fëmijë rreth katër-vjeç.

“Ata lanë shumë njerëz të hyjnë. Ne kurrë nuk arritëm në zonën kryesore dhe isha i lumtur që u largova”, shtoi ai.

Policisë iu nevojiten rreth 45 minuta për të larguar tifozët e tepërt nga zona.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img