Është mbyllur përkohësisht për qarkullim ura në fshatin Dugajevë, ka njoftuar kryetari i Klinës, Ruzhdi Shehu.
Kjo për qëllim të evitimit të ndonjë aksidenti të mundshëm, pas gjendjes së krijuar pas reshjeve të shiut.
Njoftimi i plotë:
Pas raportimeve të qytetarëve për gjendjen e krijuar pas reshjeve të shiut në urën e fshatit Dugajevë, me qëllim të evitimit të ndonjë aksidenti të mundshëm, në koordinim me Policinë e Kosovës kemi mbyllur përkohësisht qarkullimin në urë në këtë fshat.
Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe apelojmë për rritjen e kujdesit në qarkullim, ndërsa ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të nevojshme për t`ju përgjigjur kërkesave të qytetarëve dhe për parandalimin e aksidenteve të mundshme.