Pos presidentit të AKR-së, Behgjet Pacollit edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jajhaga është ftuar në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror ‘Katari 2022”.
Jahjaga ka publikuar fotografi nga prezenca e saj në ceremoni.
“Me ftesë të autoriteteve të Shtetit të Katarit, sot isha e pranishme në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Futbollit në Doha. Katari kësaj radhe po shënon historinë, duke u bërë shteti i parë nikoqir i Botërorit në Lindjen e Mesme”.
“Ky event ka mbledhur në Katar elitën e futbollit botëror, mirëpo për fat të keq Ekipi i Kosovës nuk do jetë në garë. Pavarësisht kësaj, djemtë tanë na kanë bërë krenarë me punën e tyre të palodhshme që vitin tjetër e dërgojnë Kosovën në kampionat evropian. Kombëtarja jonë, krenaria jonë”, ka shkruar ajo në Facebook.
32 kombëtare marrin pjesë në ngjarjen më të madhe të futbollit.