4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Përplasje Kosovë-Serbi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Spanjë

Sesioni i 68-të vjetor i Asamblesë Parlamentare të NATO-s i mbajtur në Madrid të Spanjës, ka kaluar në përplasje mes delegacionit të Kosovës e Serbisë.

Kjo pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s, miratoi raportin per Ballkanin Perëndimor, e ku paraprakisht, raportin e kundërshtoi udhëheqësi i delegacionit të Serbisë, që vjen nga partia e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai pretendonte se raporti përmban të pavërteta për Kosovën, ngase sipas tij, ky vend nuk është shtet, e për më tepër, duke iu referuar me emrin jokushtetues të Kosovës si – “Kosovë e Metohi”.

Në kundërshtimin e tij, ai deklaronte të pavërteta, duke thënë se Kosova e Serbia janë duke biseduar çështjen e statusit të Kosovës.

Gjithashtu ai pretendonte se bazat ushtarake ruse në Serbi, janë për qëllime humanitare, dhe se nuk ka tensione të nxitura nga Serbia, si edhe deklarime të ngjashme.

Më pas, me kërkesë të tij, Asambleja ia kaloi fjalën kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Driton Hyseni, i cili ndër të tjera argumentoi se pretendimet e delegacionit serb, respektivisht kryetarit të këtij delegacioni, janë tërësisht të pavërteta.

Ai deklaroi se Kosova është shtet sovran, që pavarësinë e ka shpallur në vitin  2008, dhe është shtet i njohur ndërkombëtarisht nga 117 shtete të botës, raporton RTK.

Për më tepër, Hyseni theksoi se pavarësia e Kosovës është vërtetuar dhe legjitimuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Hyseni vazhdoi duke potencuar faktin që vetëm pak zyrtarë serb akoma Kosovës i drejtohen me emrin jokushtetues “Kosovë e Metohi”, por në fakt emri i vetëm i  Kosovës  është vetëm Kosovë.

Mbështetje të madhe në këto diskutime Kosovës i ka dhënë anëtarja e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar,  Harriett Baldwin, duke bërë thirrje për njohje të realitetit në Kosovë dhe duke ftuar shtetet anëtare të NATO-s për njohje të shtetësisë së Kosovës.

Gjithashtu gjatë sesionit të djeshëm, kryetarja e delegacionit të Shqipërisë, Mimi Kodheli, njëherit nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në diskutimin e saj të zhvilluar në Komisionin Politik të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, iu drejtua ministrit për Punë të Jashtme, Evropë dhe Bashkëpunim, të Spanjës, Albares, me kërkesën e Shqipërisë për të adresuar çështjen e Kosovës nën një perspektivë të re, nisur nga marrëdhëniet e bashkëpunimit të hershëm që ka karakterizuar Spanjën me rajonin e Ballkanit.

Në përgjigje të ministrit Albaros, ai tha se Spanja mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk do të jetë pengesë për zhvillimin e rajonit.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga Driton Hyseni kryesues dhe Xhavit Haliti anëtar, janë duke zhvilluar takime me delegatët pjesëmarrës, dhe janë duke marrë pjesë në diksutimet, të cilat në këtë sesion janë të fokusuara në partneritetet e NATO-s, te e ardhmja e politikës së dyerve të hapura, duke përfshirë diskutimet për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në këtë aleancë, diskutimet për konceptin e ri strategjik të NATO-s, përshtatjen dhe modernizimin më të gjerë, qëndrimin ndaj Ukrainës dhe përballen me kërcënimin e Rusisë, si edhe çështje të tjera me rëndësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img