5.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Parashikimi i motit për 5 ditë: Ja kur rikthehen intervalet me diell

Mot i ndryshueshëm në javën e fundit të nëntorit. Do të ketë edhe intervale me diell ditën e martë, reshje shiu të mërkurën dhe enjten, parashikon “Prishtina Weather”.

20.11.2022 – Reshjet e shumta të shiut që filluan të bien këtë fundjavë, vazhdojnë edhe sonte gjatë natës, ku viseve malore priten edhe reshje dëbore. Ditën e hënë reshjet vijojnë të bien në formë rige lokale, derisa të pushojnë. Të martën do të ketë intervale më të gjata me diell, derisa reshjet të rikthehen sërish ditën e mërkurë dhe enjte, por me intenzitet më të dobët.

Për momentin të premten parashihet mot i thatë, e në fundjavë sërish të reshura nga dita e diel.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të mbetet në vlera të pranueshme në shumicën e stacioneve. Të hënën mbrëma dhe martën në mëngjes, do të ketë më shumë qetësi që grumbullon ndotësit ajror pranë sipërfaqes, e indeksi të kalon në vlera të dobëta.

Datat:

21.11 – Reshjet e shiut vazhdojnë orëve të hershme të mëngjesit. Ditën më ftohtë, reshjet vijojnë së rëni në formë rige lokale derisa të pushojnë. Viseve malore priten reshje bore. Gjatë mbrëmjes vransirat shpërndahen.

22.11 – Mëngjesi kryesisht me diell, e mjegull në ultësira. Ditën pa të reshura, me vransira e intervale me diell. Vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.

23.11 – Vransira e intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.

24.11 – Herët në mëngjes dhe paradite me shi. Ditën kryesisht me vransira e reshjet pushojnë.

25.11 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell, pa mundësi për të reshura.

Temperaturat fillimisht pësojnë rënie deri në 0C, minimalet e 8C maksimalet. Nga mesi i javës maksimalet shënojnë rritje në 12C, e minimalet në 4C e 6C.

Të hënën frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-13m/s, e të martën mbrëma dhe mërkurën e fuqishme nga juglindja 7-16m/s.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale, për të shënuar një rritje të shpejtë nga dita e enjte. /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img