Ky smoothie që ndryshe njihet si “lëngu i super ushqimeve” përmban shtatë ushqime shumë të shëndetshme që kur kombinohen së bashku formojnë ‘një bombë të vitaminave’ me shumë fibra.
Ky lëng i gjelbër është një opsion shumë i mirë për ta nisur ditën sepse nëse e konsumoni në vend të mëngjesit do t’ju japë shumë energji përgjatë gjithë ditës.
Përbërësit:
2 filxhanë qumësht të bajameve
1 banane
1 portokall
Gjysmë filxhani mjedra
5 dredhëza të madhësisë së mesme
3 gjethe spinaqi të freskëta
2 filxhanë të mbushur me kube akujsh
Përgatitja:
Lani mirë të gjithë përbërësit. Më pas, qëroni ata dhe vendosni të gjithë në blender. Pasi masa të jetë bërë homogjene, mund ta servoni menjëherë.
Këshillë:
Mos i vendosni përbërësit e këtij smoothie në një shtrydhës të lëngjeve se smoothiet e gjelbër e humbasin një sasi të madhe të fibrave në shtrydhësin e lëngjeve.