4.8 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Dallgë deri në 3,5 metra në Vlorë, pezullohet lundrimi për anijet e peshkimit

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës për datën 19, 20, 21, 22 nëntor 2022 në drejtim të jugut dhe juglindjes në gjirin e Vlorës parashikohet që lartësia e dallgëve të shkojë nga 1.80 deri 3.50 metra.

Në këto kushte autoritetet kanë ndaluar dhënien e lejes për lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

“Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre. Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  19, 20, 21, 22 nëntor 2022. Anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht”, thuhet në njoftim./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img