Krijuesi i video-lojërave Valve sapo ka bërë ndryshime në CS:GO, duke hequr ‘Dust II’ një nga mapat më të pëlqyer nga lista aktive.
Anubis është shtuar në listën e ‘map’-ve, ndërsa Dust II legjendar është larguar përfundimisht ndonëse do të jetë ende aktive për t’u luajtur në ndeshjet e llojit Casual, Deathmatch apo Competitive.
Ky nuk është ndryshimi i vetëm që ka afektuar lojën e CS:GO, arma më e fortë në lojë AWP tani është reduktuar në vetëm pesë plumba nga dhjetë sa ishte më parë, gjithashtu arma MA41-S tani shkakton më pak dëme në distancë.
Ndryshimet në armën M4A1-S vijnë pasi komuniteti ka bërë thirrje për ta dobësuar.
Mapi Anubis është bërë nga komuniteti dhe u shtua për herë të parë në lojë në vitin 2020 për t’u larguar nga CS:GO përsëri në 2021, harta u rikthye në 10-vjetorin e lojës në gusht dhe që atëherë ka marrë përditësime të gjera për paraqitjen.
Ky ndryshim do të ndikoj edhe në skenën profesionale të CS:GO, dhe siç duket ky lajm nuk do të pritet aq mirë nga skuadrat të cilat e favorizojnë mapin ‘Dust II”.