10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Guvernatori i BQK-së pas fitorës në arbitrazh: U dëshmua se vendimi ka qenë i drejtë dhe i ligjshëm

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka regauar pas triumfit të Kosovës në arbitrazhin ndërkombëtar.

Ai tha se kjo fitore dëshmon atë që BQK ka thënë nga fillimi: që vendimi i marrë ka qenë i drejtë dhe i ligjshëm.

“Vendimi për marrjen e licencës së institucionit mikrofinanciar “Iute Credit Kosovo” Sh. A. dhe për institucionin financiar jobankar “Monego”, erdhi pas një varg shkeljesh të bëra në kurriz të qytetarëve” shkroi Mehmeti.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka mirëpritur vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit në lidhje me rastin e institucionit mikrofinanciar “IuteCredit.

Kjo dëshmon atë që e kemi thënë nga fillimi që vendimi i marrë ka qenë i drejtë dhe i ligjshëm.

Me këtë rast dua të falenderoj stafin e BQK-së për punë të jashtëzakonshme në këtë proces dhe të gjitha institucionet e vendit.

Vendimi për marrjen e licencës së institucionin mikrofinanciar “Iute Credit Kosovo” Sh. A. dhe për institucionin financiar jobankar “Monego”, erdhi pas një varg shkeljesh të bëra në kurriz të qytetarëve.

Këto institucione në vazhdimësi kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit në bazë të të cilave kishin marrë licencat për të operuar në Kosovë, duke i sjellë kështu tregut tonë diçka tjetër prej asaj që kishin premtuar që do të sjellin.

Devijimi më shqetësues nga planet e tyre të biznesit, në bazë të të cilave kishin marrë licencën, ka të bëjë me normat e interesit që këto institucione kanë aplikuar në kredi dhe të cilat kanë rezultuar të jenë shumëfish më të larta në krahasim me normat që këto institucione kishin paraparë në dokumentacionin e aplikimit për kredi, i cili paraqet një element shumë të rëndësishëm në procesin e marrjes së vendimit për aprovimin e licencave për institucionet financiare.

Normat e interesit që kanë aplikuar këto institucione janë jashtë çdo standardi, qoftë nëse i krahasojmë me vetë projeksionet e këtyre institucioneve, qoftë në raport me normat e interesit në kredi që aplikohen nga institucionet tjera financiare në vend.

BQK mbetet e përkushtuar që të krijoj kushte për konkurrencë të shëndosh, por në të njëjtën kohë angazhohet vazhdimisht që secili institucion I licencuar të funksionoj sipas ligjeve dhe rregullave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img