10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Pas emërimit të Smith reagon djali i Trump: Ky është veprim komunist

Nënkryetari ekzekutiv i Organizatës Trump, Eric Trump përdori fjalën “komunizëm” për të shprehur pakënaqësinë për emërimin në pozitën e Këshilltarit Special të ish-Kryeprokurorit të Speciales, Jack Smith, i cili do ta hetojë ish-presidentin Donald Trump.

“Interesante fakti që dy ditë pasi babai im shpalli kandidimin e tij presidencial dhe një ditë pasi Dhoma e Përfaqësuesve nis hetimet për korrupsionin e familjes Biden, ky i fundit emëron një Këshilltar Special për ta ndjekur penalisht atë”, shkroi Eric Trump në uebfaqen ‘Truth Social’, raportojnë mediet amerikane, përcjell lajmi.net.

“Ky është veprim komunist,” deklaroi ai. “Por, jam i sigurt se kjo nuk ishte e planifikuar…korrupsioni politik amerikan është në kulmin e tij!”, përfundon deklaratën ai.

I sapoemëruari në pozitën e Këshilltarit Special deklaroi se do të synojë t’i kryejë hetimet në formë të pavarur.

“Unë synoj të kryej hetimet e caktuara dhe çdo ndjekje penale që mund të rezultojë prej tyre në mënyrë të pavarur dhe në praktikatmë të mira të Departamentit të Drejtësisë”, tha Smith. “Ritmi i hetimeve nuk do të ndalojë nën vëzhgimin tim”.

Smith ka shërbyer deri më tani si Kryeprokuror i Gjykatës Speciale për hetimin e ish-presidentit Thaçi dhe të tjerët, duke i akuzuar për krime lufte.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img