Projekti për kursimin e energjisë elektrike për nxënësit e klasave të IV-ta dhe V-ta këtë radhë ka vazhduar në shkollat “Ismail Qemali” dhe “Pavarësia” të kryeqytetit.
Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, Mimoza Krasniqi, ka përgëzuar KEDS-in për këtë iniciativë, duke thënë se nxënësit morën informata bazike dhe shumë të vlefshme që edhe ata të kontribuojnë dhe t’i praktikojnë këto këshilla kursimi në shkollë dhe shtëpi.
Një tjetër falënderim për KEDS-in ishte nga drejtori i shkollës “Pavarësia”, Shefki Rusinovci, i cili tha se kjo ligjëratë ishte shumë e nevojshme për nxënësit, të cilët është mirë të informohen dhe vetëdijesohen sa më shumë për kursimin e energjisë elektrike.
“Nëse këta fëmijë kur të shkojnë në shtëpi kanë për të reflektuar me këshillat e marra sot, për prindërit është dhurata më madhe nga ta, falënderoj edhe njëherë KEDS-in”, ka thënë ai./Prishtinapress/