Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk po i ndal sulmet ndaj qeverisë.
Në një postim në Facebook, ai ka hedhur sërish kritika ndaj shefit të ekzekutivit për shkak të padëgjueshmërisë së tij ndaj kërkesave të SHBA-së.
Hoti thotë se ndonëse SHBA-ja ua ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend, kryeministri Kurti, “për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë”.
Ai tutje ka shtuar se Kurti, “vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran”.
E në fund, Avdullah Hoti tha se krerët e Policisë, kryeministri po i dërgon te Shefi i EULEX-it për t’u koordinuar për çështje të sigurisë.
“Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për t’u koordinuar për çështje të sigurisë?!”, përfundoi Hoti./Prishtinapress/