10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Petkoviq: S’ka pajtim për targat, e as s’bëjmë kompromis për to

Lajmet se ka marrëveshje për targat serbe nuk janë të vërteta, deklaroi i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

“Prishtina po provon të bëjë luftë informative”, tha ai referuar disa raportimeve në mediat kosovare të cilat ditë më parë thanë se ekziston një pajtim mes palëve për targat.

Këto raportime Petkoviq i quajti “propagandë” para fillimit të zbatimit të masës së shqiptimit të gjobave për vozitësit e veturave me targa “KM, etj”.

Madje, ky zyrtar serb thotë se në lidhje me targat “nuk kemi as çka të negociojmë” dhe se kjo situatë është ndryshe nga ajo me letërnjoftimet për të cilën, siç vazhdon të thotë ai, ishte marrëveshje e vitit 2011.

“Por, kur jemi te puna e targave, çështja është e qartë. Nuk ka hapësirë për kompromis, sepse gjithçka është qartësisht e shprehur. Thuhet qartësisht që riregjistrimi duhet të bëhet në KS ose RKS”, ka thënë Petar Petkoviç në një intervistë për televizionin propagandistik serb, “Pink Tv”, transmeton Reporteri.

Në lidhje me mundësinë e rikthimit të serbëve të veriut në institucione Petkoviq e mohoi një gjë të tillë, derisa tha se Lista Serbe vetëm shkoi, sipas tij, “t’i konfirmojë teknikisht mandatet” në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë kontekst, ai lëshua në konspiracionin e artikuluar edhe nga Lista Serbe, se pa ta, do të hapej rruga për ndryshime kushtetuese dhe ulëset e rezervuara në Kuvend./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img