1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

E keqja e punës nga shtëpia, humb ndërveprimi me kolegët

Në këtë realitet të ri, ku shumë prej nesh janë duke punuar në shtëpi 100 për qind të kohës, shumë nga ato mikro-ndërveprime të jetës reale janë bërë inekzistente.

Supozimet tona na ndihmojnë shumë të kuptojmë situatën e një kolegu.

Nëse jeni në një mbledhje me një nga këta kolegë dhe ata duken të shpërqendruar, të krijohet menjëherë përshtypja se ata janë të stresuar për shkak të “kontekstit” të tyre.

Por si përkthehet kjo kur nuk arrijmë të kemi ndërveprimet ballë për ballë në zyrë dhe befas, gjendemi në një Teams, Meet apo Zoom, me njerëz që janë të shpërqendruar. Apo më keq, shfaqen të frustruar, irrituar? Nuk mund të bëjmë dot ndryshe, veçse ta marrim si personale. Ne nuk e kuptojmë situatën në të cilën ndodhen ata. Nuk kemi pasur mundësinë t’i shohim se si janë.

Në atë moment, e vetmja gjë që shohim është fytyra e tyre në ekran. Edhe nëse e nisim me pyetjen “si je” është sa për mirësjellje, dhe njerëzit mund të mos ndihen dhe aq rehat sa të ndajnë me ju gjendjen se janë të stresuar apo të lodhur në këtë mjedis. Pasi duket shumë personale për punën.

Dhe këtu qëndron problemi. Ajo çfarë na mungon është faktori personal. Është komunikimi dhe ana jonë njerëzore. Është ajo që na bën vërtet të ngjashëm dhe shqetësohemi për kolegët tanë.

Janë ndërveprimet e vogla dhe shkëndijat nga komunikimi që rriten me kalimin e kohës dhe krijojnë tablonë e plotë të një njeriu, se çfarë po përjeton, të dhënat që na ndihmojnë të kuptojmë se si të ndërveprojmë më së miri me ta. Këto shkëndija na bëjnë të kuptojmë më mirë situatën në të cilën ndodhen. Dhe ndonjëherë, i ndihmojnë ata të na kuptojnë ne.

Për ata që punojnë nga shtëpia (për shumë, shumë kohë ende, pa dyshim), mund të jemi të ndërgjegjshëm, të paraqitemi në punë si vetvetja, jo vetëm si pozicionet tona. Mund të jemi të ndërgjegjshëm për faktin se të gjithë ne po humbim momente komunikimi të çmueshme me njerëzit me të cilët punojmë. Për këtë arsye, para çdo takimi, merrni pak kohë dhe jini të parët që jepni shembullin. Jini të ngrohtë, ndani një moment, ndizni shkëndijën.

Pandemia ka pasur një ndikim të madh te njerëzit, në mënyra të ndryshme. Tregohuni të vëmendshëm dhe kujdesuni për marrëdhëniet me kolegët në punë, ndizni shkëndijat e njerëzores, është një mënyrë për të lehtësuar peshën e rëndë të situatës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img