Edhe të paktën tre javë prishtinasit do udhëtojnë me kësi autobusë të vjetër.
15 autobusë të rinj do qëndrojnë në këtë parking të “Trafikut Urban” deri më 20 shkurt, që i bie shumë më gjatë seç kishte premtuar nënkryetari i komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në fund të vitit të kaluar.
Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban” po thotë se janë disa arsye pse këto mjete udhëtimi nuk do dalin më herët nëpër rrugët e Prishtinës. Ndërkohë, eksperti i komunikacionit rrugor, Nol Deda, po thotë se është e pamundur që brenda këtij viti të dalin në qarkullim gjithë 51 autobusët, marrë parasysh që infrastruktura nuk është rregulluar ende.
https://www.youtube.com/watch?v=GS89CLNC5lc