10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Lushtaku: Buxhetit të Kurtit i mungon ambicia zhvillimore

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se Projektbuxheti për vitin 2023 i varfëron qytetarët e vendit dhe nuk është zhvillimor.

Ai në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës ka theksuar se buxheti për 2023 nuk është i harmonizuar mbi premtimet elektorale të Vetëvendosjes dhe për zbatimin e Ligjit të pagave në sektorin publik.

“PDK e ka analizuar Projektligjin për Buxhetin dhe vlerësojmë në tërësi se ky projektligj nuk është i bazuar në rritje reale ekonomike, por në rritjen ekonomike në inflacion. Qeveria Kurti 2 duke mos bërë asnjë politikë fiskale lehtësuese për qytetarët në kohë krize luftoi në rritjen e statistikave për perceptim duke varfëruar më tej qytetarët e vendit në kohë më të vështira të tyre. Buxhetit të Kurtit i mungon ambicia zhvillimore, ndërlidhja me premtimet e tij elektorale dhe me kërkesat qytetare dhe zbatimi i ligjit të pagave në sektorin publik. Buxheti 2023 po rezulton të jetë më i lartë në krahasim me vitet paraprake, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve në ekonomi dhe jo për shkak të rritjes së aktiviteteve ekonomike”, theksoi ai.

Lushtaku tha se parashikimi i rritjes ekonomike nga Qeveria Kurti për vitin 2023 në 5.5 për qind është imagjinar dhe bie në kundërshtim me parashikimet e FMN-së./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img