Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes a dështuar të shqyrtohet sot Projektligji për pensionet e zyrtarëve policorë dhe punonjësve të Inspektoratit policor, për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës.
Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha ka folur pas mbledhjes së komisionit për çka tha se shumica ka bojkotuar një temë siç tha ai, me kaq rëndësi.
Sipas tij, mosha e pensionimit të policëve duhet të jetë nga 55 në 57 vjeç.
“Ky ligj do të mundësonte angazhimin dhe forcimin e të rinjve në polici, implementimi i këtij ligji për pensionimin e parakohshëm dhe do të sjelltë freski në PK pasi do ti hapte rrugë pranimit të kuadrove të reja. Sot e kam pas në komision këtë temë dhe pushteti apo pozita e ka bojkotuar”, ka thënë ai. /Prishtinapress/