Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjigjur në pyetjen e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se nuk ka përgjigje të re, sepse pyetja është e vjetër.
Marrëveshja për asociacionin, sipas tij, s’e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas kryeministrit, e ka shpallur jo kushtetuese./Prishtinapress/