Shumë njerëz vërejnë me kalimin e viteve se kujtesa e tyre është në rënie dhe harrojnë edhe zakone ose gjëra shumë të njohura që kanë bërë. Humbja e kujtesës dhe funksioneve njohëse prek kryesisht ata që nuk e “ushtrojnë” kujtesën.
Sipas studiuesve, ka ushtrime që mund të përmirësojnë kujtesën.
Hulumtimet kanë treguar se pjesa e trurit tonë që lidhet me të qëndruarit zgjuar aktivizohet kur vrapojmë. Pra, duket se një vrap në mëngjes mund të na ndihmojë të marrim vendime më të lehta dhe të planifikojmë lëvizjet tona të ardhshme.
Shkencëtarët kanë zbuluar se vrapimi aktivizon korteksin, zonën e trurit tonë që lidhet gjithashtu me kujtesën, por edhe me vëmendjen dhe mpreh shqisat./Prishtinapress/