8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Gashi: VV dhe PDK i kanë përdorë myslimanët, LDK dhe AAK flirtojnë me katolikët

Analisti dhe komentuesi i ngjarjeve politike në emisionin Pressing, Shkëlzen Gashi ka thënë se trajtimi i myslimanëve dhe përdorimi i tyre për qëllime politike, është i njëjtë, si nga Vetëvendosje tani, ashtu edhe nga PDK dikur. 

Në debatin me deputetin e VV-së, Visar Korenica, i cili është shkarkuar nga pozitat që mbante në qendrën e VV-së në Rahovec, për shkak të pikëpamjeve të tij fetare, ka thënë se me komunitetin mysliman njëjtë vepronte edhe ish-kryeminsitri Hashim Thaçi.

“Qeshtu qysh po ia bënë Vetëvendosja këtij komuniteti, qeshtu ia ka bërë Hashim Thaçi dhe PDK-ja, njësoj. Qeshtu i ka keqpërdorur myslimanët PDK-ja, iu ka premtu që e bëjmë ligjin për shami, do ta fusim edukatën fetare. Njësoj ua ka bërë PDK-ja nacionalistave, bashkimi me Shqipërinë, flamuri kuq e zi, Skënderbeu… e në fund asnjërën hiç”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se ndërkohë që VV e PDK flirtojnë me myslimanët, LDK e AAK flirtojnë votuesit katolikë.

“AAK-ja dhe LDK-ja… këto dy parti flirtojnë me komunitetin katolik, si LDK-ja si AAK-ja”, ka deklaruar ai.

Duke iu drejtuar Korenicës, Gasi ka thënë se komuniteti mysliman ka dhënë kontribut në, siç ka thënë ai, dëbimin nga pushteti të atyre që kanë sunduar për 20 vite.

“E keni dhënë një kontribut edhe ju në këtë shoqni si komunitet i myslimanëve. Keni kontribu shumë mirë për me i dëbu prej pushtetit ata që kanë sundu qe 20 vjet”, ka deklaruar Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img