Ai ka shkruar se “ishte e pashmangshme që, para se të nisë takimet zyrtare në SHBA, të nderoj ushtarët amerikanë në varrezat nacionale të Arlingtonit – të cilët ndër shekuj ranë për liri dhe demokraci”
“Siç e mëson çdo brez, liria nuk është falas. Këtë e dijnë amerikanët, por e dijmë mirë edhe ne shqiptarët. Gjithçka që kemi sot është falë sakrificës sublime të heronjve tanë” ka shkruar tuje Krasniqi.
Kreu i PDK’së nga Uashingtoni ka falënderuar mijëra ushtarë amerikanë të cilët ndër vite vazhdojnë të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin në vendin tonë.
“Dëshmorët janë themeli i shtetit të Kosovës, i Amerikës, i Botës së Lirë. Lavdi!” ka përfunduar Krasniqi.