Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli ka paralajmëruar largimin e tij nga partia në pushtet.
Humolli në RTK ka kërkuar nga kryeministri Kurti që t’i realizojë premtimet e fushatës, përndryshe ai ka thënë se duhet të mendojë për një subjekt tjetër politik.
Ai tutje, ka thënë se politikë ka hyrë për të çuar përpara interesat e vendit.
“Në politikë nuk kam hyrë për parti politike por për interes të vendit tim. Vetëvendosja nëse i kthehet asaj që kena hyrë në fushatë unë skam nevojë me mendu për subjekt tjetër, por nëse vazhdon duke injoruar deputetët dhe qytetarët atëherë ajo nuk është Vetëvendosja e fushatës”.
Ndryshe, deputeti Fatmir Humolli kishte dalë kundër qëndrimit të LVV-së për Trustin./Prishtinapress/