Ish-ministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se kur para një jave ka deklaruar se Kurti nuk duhet ta zmbrapset për targat, pavarësisht presionit, është pëlqyer nga përkrahës e aktivistë të VV-së.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se mbrëmë kur e ka kritikuar zmbrapsjen e tij, është vërshuar nga fyerjet personale.
Postimi i plotë:
Kur para 1 jave deklarova se përkundër presionit, Kurti NUK duhet të zmbrapset tani pasi e ka marrë vendimin për targa, u pëlqeva nga përkrahës e aktivistë të VV.
Sonte kur kritikova zmbrapsjen e raportuar, vërshuan menjëherë fyerjet personale!
Le të dihet që qëndrimi im mbetet i njëjti, por reagimi juaj jo!/Prishtinapress/