10.2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Një truk i ushtrisë për të fjetur në dy minuta: Nuk ka teknikë më të mirë

Një trajner fitnesi tregoi një truk që përdoret në ushtri, me të cilin mund të bini në gjumë në 2 minuta

Shumë përdorues të TikTok-ut kanë pohuar efikasitetin e këtij truku.

Kjo teknikë u zhvillua në ushtri në mënyrë që ushtarët të mund të bien në gjumë në çdo kohë, në çdo vend, madje edhe në fushën e betejës kur mjedisi është jashtëzakonisht i pakëndshëm dhe i zhurmshëm.

Gjumi për ushtarët është i rëndësishëm, ka thënë ai në fillim të videos.

Parimi i funksionimit të teknikës

Justin shpjegoi se kërkimi i tij ishte projektuar kryesisht për pilotët luftarakë, të cilët duhet të jenë 100 për qind të përqendruar dhe të kujdesen për reflekset e tyre për shkakun se mungesa e gjumit mund t’u shkaktojë atyre probleme të mëdha.

“Fillimisht duhet të merrni frymë thellë dhe gradualisht të relaksoni çdo pjesë të trupit, njërin pas tjetrit. Filloni me relaksimin e muskujve në ballë, dhe pastaj relaksoni sytë, faqet, nofullat dhe përqendrohuni në frymëmarrje. Pastaj relaksoni qafën dhe supet. Kujdesuni që supet të mos jenë të tendosura: lëshoni sa më poshtë që mundeni dhe mbajini krahët të lirshëm”, ka thënë ai.

shutterstock

Dy skenarë mund të jenë një ndihmë thelbësore

Justin zbuloi dy skenarë që mund të imagjinojmë për të na ndihmuar të flemë.

“Së pari ju mund të imagjinoni të shtrirë në një varkë në një liqen të qetë me vetëm qiellin blu të pastër mbi ju. Nëse kjo nuk funksionon, provoni të imagjinoni shtrirë në një shtrat të varur të zi në errësirë. Nëse mendoni se mendja juaj po shkon drejt diçkaje tjetër, përsërisni vetes për 10 sekonda: “mos mendo, mos mendo, mos mendo’”, thotë ai.

Ai theksoi se kjo teknikë duhet të praktikohet çdo natë për të paktën gjashtë javë në mënyrë që të shihen rezultate. Thuhet se 96 për qind e njerëzve që e kanë zotëruar këtë teknikë mund të bien në gjumë dy minuta pas mbylljes së syve, pohon ai.

Videoja e tij ka mbledhur një numër të madh komentesh nga përdoruesit që e kanë provuar këtë teknikë duke pretenduar se funksionon.

https://vm.tiktok.com/ZMFax9dLE/

“Unë isha në ushtri dhe kjo është ajo që ata më mësuan”, “Kam pasur një profesor psikologjie në kolegj që ishte veteran. Ai na mësoi këtë. Sigurisht që funksionon”, “Doktori im më mësoi këtë teknikë kur kisha pagjumësi nga PTSD . Më besoni ne, funksionon pasi të ushtroheni çdo natë”, janë vetëm disa nga komentet e përdoruesve në TikTok.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img