Për të dytin muaj radhazi, Granit Xhaka e ka fituar çmimin e më të mirit te Arsenali.
Mesfushori nga Kosova mori çmimin “Lojtari i Muajit” për muajin tetor te skuadra londineze.
Xhaka gjatë muajit tetor u paraqit në 9 ndeshje dhe shënoi 3 gola.
Në garën për çmimin “Lojtari i Muajit”, 30-vjeçari mposhti Thomas Parteyn dhe Bukayo Sakan.
Për këtë çmimin vendosin votat e tifozëve të klubit të Arsenalit.
Granit Xhaka mori 42% të votave, Partey 35% dhe Saka 13%.