Është liruar për arsye shëndetësore asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga avokati i tij, Valdrin Behrami.
“Po, është liruar për arsye shëndetësore. E kemi marrë vendimin dhe jemi duke shkuar që ta marrim. Ai lirohet në orën 13:00. Atij sikurse edhe bashkë të pandehurve të tjerë i është caktuar masa e ndalimit”, tha Behrami.
“Provat mjekësore i ka dorëzuar edhe në prokurori. I ka të vërtetuara nga mjekët jo vetëm në Kosovë por edhe ndërkombëtar. Ai duhet të i nënshtrohet një trajtimi periodik”, theksoi ai.
Lahu ishte arrestuar në aksionin “Brezovica” më 9 shtator./Prishtinapress/
Ai është asamblisti më i votuar në komunën e Prishtinës.