1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Barbero: KFOR-i duhet të qëndrojë në Kosovë edhe pas 2028-s

Gjenerallejtënanti i pensionuar amerikan, Michael Barbero, thotë se është në interes të Kosovës që forcat e KFOR-it, ose të ngjashme, të vazhdojnë të jenë këtu, edhe pas transformimit të plotë të FSK-së në ushtri. Rreth lejimit të forcave kosovare që të operojnë në veri të vendit, Barbero thotë se kjo duhet të specifikohet në ndonjë marrëveshje.

Në një intervistë për mediumin serb në Kosovë, “KosovoOnline”, Barbero ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, që planifikohet të ndodhë deri në vitin 2028.

Gjenerallejtënanti amerikan, i pyetur nëse KFOR-i mund të qëndrojë në Kosovë, pas transformimit të FSK-së në ushtri, thotë se kjo gjithsesi se duhet të ndodhë.

“Absolutisht, të dy forcat mund të bashkëekzistojnë në të ardhmen, në Kosovë, dhe, unë besoj, do të ishte në interes të Kosovës të mirëpres forcat të njëjta si KFOR-i në të ardhmen, për të promovuar stabilitetin afatgjatë në Kosovë dhe në Ballkan”, ka thënë ai.

Ekziston një mareëveshje mes Kosovës dhe NATO-s, që FSK-ja të shkojë në veri të vendit, vetëm me aprovim paraprak të KFOR-it. Gjenerallejtënanti thotë se “specifikat” si kjo e shkuarjen në Veri do të përcaktoheshin me një marrëveshje tjetër.

“Specifikat e autorizimit për prezencën e KFOR-it në të ardhmen dhe për lirinë e veprimit të Ushtrisë së Kosovës do të mund të specifikoheshin në një marrëveshje formale. Marrëveshja do të definojë raportin e komandimit dhe të kontrollit, si do të veprojnë këto forca së bashku, edhe me të gjitha dispozitat e tjera. Por, merr kohë për të negociuar dhe finalizuar një këso lloj marrëveshje; viti 2028 nuk është shumë larg, kështu që duhet të formohet një kornizë kohore për bisedimet”, ka thënë Barbero./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img