Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për herë të parë për protestën e thirrur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta para godinës së Kryeministrisë.
“Akuza pa fakte. PD është financuar me para ruse 500 mijë dollar, është një fakt i dokumentuar, është një fakt i zbuluar në media në SHBA. I përqeshur gjerësisht këtu tek ne. Është konfirmuar nga raporti i Shërbimit Sekret Amerikan CIA. Ndërkohë akuzat me serb apo të tjera, janë prodhime të një tërbimi të madh. Tërbim nongratash dhe spiunësh për një investim që do të jetë krenari Kombëtare se do të transformojë Durrësin dhe ekonominë e tij. Do të rris vlerën e pasurive të patundshme. Në të gjithë Durrësin, do të rris vlerën dhe çmimet e hoteleve. Do të rrisë punësimin.”, u shpreh fillimisht Rama.
“Ne jemi në anën e dinjiteti dhe krenarisë kombëtare. Nuk lë rast pa e lartësuar Shqipërinë, të tjerët Non Gratat e turpërojnë emrin e Shqipërisë. Qoftë edhe me emrin e tyre jo më kur hapin gojën nuk ka asgjë më shumë për të ardhur keq. Bëjnë akuza në hava. Pa asnjë fakt nuk kanë.”
Protestuesit Rama ka thënë se ishin militantë të PL dhe të PD, ndërsa tha se i vjen keq për ta që shkojnë pas dy personash që janë paguar për të bërë dëme Shqipërisë.
“Për një protestë partish. Një non grata dhe një spiun që mbledhin militantët e tyre. Kjo s’ka lidhje me qytetarët dhe me popullin. Është një protestë partishë për pushtet. Për të prishur dhe për të marrë. Me të vetmin rezultat që hodhën ca bojë, që punuan punëtorët natën për ta larë. As nuk i kam parë as nuk më intereson fare. Mund ta bëjnë po të duan çdo ditë. E gatuan i njëjti kuzhinier non grata. Më vjen keq për ata militantë që po shkojnë pas disave që paguhen nga të huajt për të bërë dëm në këtë vend. Nuk shqetësohen investitorët që një non grata bën protestë” tha Rama.
Rama shtoi më tej se Partia Demokratike nuk është e vetmja parti që është financuar nga rusët. “Fjalët e mia nuk dalin kot. Unë nuk hedh fall, nuk flas pa fakte”, tha Rama./Prishtinapress/