Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshimtë për veprën “Zjarrëvënie”.
Hetuesit e Njësitit të hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, kanë bërë arrestimin e katër personave të dyshuar për veprën e zjarrvënies së raportuar më 20.09.2022.
Rasti ka ndodhur në rrugën “1Tetori” në Prishtinë, ku janë djegur katër vetura.
Personat e arrestuar :
S, mashkull, 46 vjeç
I, mashkull, 16 vjeç
M, mashkull, 40 vjeç dhe
L, mashkull, 24 vjeç.
Me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
“Polica po vazhdon punën në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale”, thuhet në njoftimin për media./Prishtinapress/