Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping shtrënguan duart për herë të parë si liderë në takimin e tyre të parë personal që kur Biden mori detyrën gati dy vjet më parë.
Ata janë takuar në margjinat e samitit të liderëve të G20-ës në Bali, Indonezi, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Liderët përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh të fortë dhe të gjatë, të dy të buzëqeshur, duke qëndruar përpara një vargu flamujsh të SHBA-së dhe Kinës.
Ata buzëqeshën para kamerave dhe Xi u shfaq duke thënë: “Mirë se ju shoh”./Prishtinapress/