Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në dy seanca plenare gjatë kësaj jave.
Të enjten do të mbahet seanca e re plenare, ku pritet të diskutohet për buxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa të premten do trajtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.
Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit./Prishtinapress/